shpetim gjika
Kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Shpëtim Gjika

Paris 2009 - Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi

Bashkia e Vlorës vlerësohet me Çmimin “Ylli Ndërkombëtar i Lidershipit në Cilësi”, kategoria Gold.
Në 23 Mars, në kryeqytetin francez, Paris, u zhvillua edicioni i 13-të i çmimeve Ylli i Cilësisë, një ngjarje me rëndësi të madhe në promovimin e vlerave dhe kulturës së cilësisë së drejtimit për bznesin në mbarë botën, zhvilluar më parë në qytetet kryesore të botës si Londër, Nju Jork, berlin, Gjenevë, Frankfurt, Moskë, Madrid. Bashkia e Vlorës u përzgjodh si rezultat i performancës që ajo ka prezantuar në njohjen e angazhimit drejt cilësisë dhe drejtimit në marrëdhëniet me publikun, menaxhimin e teritorrit urban, administrimin e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, vlerësim i bërë nga partnerë ndërkombëtarë të saj, sondazheve përmes internetit me kompani ndërkombëtare, bankave që operojnë në Vlorë dhe në vend, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe ambasadave të huaja në Tiranë, vlerësim i transparencës së komunikimit me publikun në komunikimin e drejtëpërdrejtë apo përmes faqes zyrtare të internetit, etj.
Bashkia Vlorë u zgjodh nëpërmjet një sistemi të votave, sondazheve dhe rekomandimeve. Kompanitë e vlerësuara me këtë çmim në vitet e mëparshme kanë patur privilegjin e votimit për kompanitë që njohin apo me të cilat ato kanë marrëdhënie të biznesit. Në rastin e Bashkisë Vlorë, kërkesat kanë ardhur nga institucione të ngjashme publike nga vende të ndryshme të botës, me të cilat Bashkia Vlorë ka patur marrëdhënie bashkëpunimi, kontakte për shkëmbim eksperiencash apo trajtim të problemeve që lidhen me qeverisjen vendore në takime ndërkombëtare.
Prezantimi i çmimeve International Star for Leadership in Quality, Paris 2009, u organizua nga B.I.D (Business Initiative Directions) në 23 Mars 2009 në Sallonin Concorde të Pallatit të Kongreseve të Parisit, Francë.
Evenimenti u drejtua nga z.Jose E.Prieto, President dhe CEO i Business Inititive Directions, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga bota e biznesit dhe trupi diplomatik.
Sponsori kryesor i Konventës së Cilësisë në Paris ishte ImarPress, i cili mbuloi me informacione dhe prezantime të çmimeve të Parisit në më shumë se 26 publikime në anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht dhe portugalisht. Në këtë mënyrë simboli i BID të cilësisë është prezantuar në më shujmë se 178 vende të botës dhe është afirmuar për implementimin e një procesi integral të cilësisë në mbështetje të 100 kritereve të cilësisë QC100. Kompani publike dhe private nga 74 vende të botës u vlerësuan me çmimin “International Star for Leadership in Quality”.
Konventa e parë e çmimeve Ylli i Cilësisë është mbajtur në Europë në vitin 1975. Ky vlerësim prestigjioz vjen vetëm pak muaj pas klasifikimit të qytetit të Vlorës nga anketa “Doing business 2008” e Bankës Botërore në pozicionet më të larta të renditjes si qyteti ku mund të bësh më mirë biznes, vlerësuar për nga niveli i ulët i shkallës së burokracisë dhe politikat e favorshme fiskale në ndihmë të zhvillimit të biznesit. Vlerësime shumë pozitive në këtë drejtim Bashkia e Vlorës ka marrë dhe nga revista e mirënjohur ekonomike “The economist”, sikurse në prezantimet e saj në panairet ndërkombëtare të turizmit në Londër dhe Berlin.

Fjala prezantuese e Kryetarit të Bashkisë Vlorë , z.Shpëtim Gjika,  në Konventën Ndërkombëtare të Çmimeve “Star for Leadership”
Paris, 23 Mars 2009

Të nderuar zonja dhe zotërinj
I nderuar zoti President!

Unë quhem Shpëtim Gjika, vij nga Shqipëria dhe në këtë Konventë përfaqësoj një kompani publike, Bashkinë e Vlorës, si Kryetar i saj qysh prej vitit 2003 dhe i rizgjedhur në vitin 2007, për një mandat të dytë. Është kënaqësi e madhe për mua, për kompaninë që përfaqësoj, për bashkëqytetarët e mi, që jam përzgjedhur prej B.I.D për Çmimin Ndërkombëtar Ylli i Cilësisë.

Qyteti i Vlorës me 150 mijë banorë shtrihet në brigjet e Mesdheut dhe laget nga 2 detet, Adriatik dhe Jon, dhe si i tillë ka resurse të mëdha gjeografike dhe turistike, edhe pse ende jo të evidentuara plotësisht nga operatorë dhe kompani të huaja të biznesit të turizmit.

Pas Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, Vlora është qyteti i dytë më i rëndësishëm i vendit, jo për nga madhësia dhe vendi që zë në historinë tonë, por për nga potencialet dhe ritmet e vrullshme të zhvillimit të ekonomisë dhe jetës sociale në tërësi.

Unë jam i ndërgjegjshëm që mund të jetë disi e vështirë për ju si drejtues dhe përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të suksesshme të biznesit në botë për të kuptuar se si një kompani publike mund të jetë e suksesshme në drejtim.

Më lejoni t’ju them se pikërisht, si rezultat i kësaj performance që ju keni evidentuar tek Bashkia e Vlorës, vlerësuar kjo edhe nga një sërë anketash dhe institucionesh të tjera ndërkomëtare, ku mund të përmend revistën “The Economist”, panairet ndërkombëtare të turizmit në Londër dhe Berlin, anketën e Bankës Botërore “Doing Business 2008”, Vlora nga një qytet totalisht i shkatërruar në vitin 1997, për shkak të përplasjeve politike absurde në Shqipëri, sot prezanton një realitet tërësisht të transformuar, duke mundësuar rritjen e numrit të bizneseve mbi 5 herë dhe të buxhetit të saj mbi 20 herë, rezultat ky i politikave dhe lehtësive fiskale të kompanisë tonë ndaj biznesit.
Të nderuar Zonja dhe zotërinj!
I nderuar zoti President!

Le të jëtë Çmimi Ylli i Cilësisë dhe ky auditor i nderuar një ftesë për Ju për të investuar në Vlorë dhe për të shijuar bukuritë dhe resurset turistike të qytetit tonë.

Edhe pse po përjetojmë një krizë ekonomike globale, ne ju ofrojmë partneritet serioz, transparencë dhe siguri për investimet tuaja.

Faleminderit!

 


 

© Copyright TheAlbanians - All Rights Reserved, 2006